Vaksina kineze në Shqipëri, virologu Domi: S’ka informacione, gabim që qeveria e ka hedhur në përdorim

Agjencia Europiane e Barnave ende nuk e ka miratuar vaksinën kineze, edhe pse ajo është hedhur në përdorim nga shumë vende të botës. Studiuesi dhe drejtuesi i zhvillimit të vaksinave në “Geovax”, virologu Arban Domi shpreh mëdyshjet se pse vaksina kineze e cila sot nisi edhe përdorim masiv në Shqipëri, nuk është e besueshme nga disa studime.

”Rezervat e mia dhe të disa specialistëve bazohen në faktin se është një vaksinë nga e cila nuk ka asnjë informacion, që nuk është në fazën e tretë për përdorim masiv të popullatës”,-thotë ai për ”McnTv”. Për të vlerësimi i komunitetit shkencor në perëndim, lidhur me këtë vaksinë është shumë i pakët, dhe efikasiteti i tij vlerësohet vetëm 50.38 përqind.

”Vlerësimi shumë pak në fushën e vaksinës, bisedojnë për këtë vaksinë, sepse pak dihet për këtë vaksinë nëpërmjet publikimeve në media, efikasiteti i vaksinës është 50.38 përqind dhe asnjë element sigurie, dhe flitet pak në ambientet e zhvillimet të vaksinave”. Nga ana tjetër, qëndrimi tij është i fortë kur thotë se qeveria shqiptare ka bërë gabim që ka hedhur këtë vaksinë në përdorim.

”Nuk është e mjaftueshme të dali një shtet të thotë efikasitetin, pa i paraqitur të dhënat që e mbronte deklaratën e tyre. Nuk është hera e parë që e them si specialist, dhe e besoj dëshirën e shtetit shqiptar, por e them se është e shpejtuar kjo vaksinë në Shqipëri.

Së pari është mosnjohja e të dhënave të sigurisë dhe të dhënave të detajuara të efikasitetit, nga EMA dhe mos certifkimi. Një vaksinë e tillë teorikisht është si platformë, është përdorur qindra vjet më përpara, dhe teorikisht do të duhet të ishte më efikase, por ka ndodh e kundërta dhe diferencat e efikasitetit në të tre rastet klinike shkojnë nga 50-91 përqind.

Kjo tregon për një problem serioz në efikasitet, dhe pika e tretë duke e marrë efikasitetin e saj, nuk e shoh të mjaftueshme për të realiziar imunitetin e tufës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë’‘.

SHKARKO APP