Vaksinat ruse në Shqipëri/Demiraj: Përpjekje e Moskës për ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit

Kolonel Dritan Demiraj, thotë se ardhja e vaksinave ruse dhe kineze në vendin tonë tregon përpjekjet e Rusisë për të rritur influencën në Ballkan. Po ashtu ai përmend ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e Malit të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë Hercegovinën.

”Vendimi për të sjellë sa më shumë vaksina është pozitiv, vaksina ruse nuk është e certifikuar nga OBSH dhe kemi parë ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet e Malit të zi të Maqedonisë së Veriut dhe në Bosnje Hercegovinë. Kjo tregon përpjekjet e saj për të rritur influencën në Ballkan.

Rusia po përdor “Soft Power” që konsiston me vaksina gjoja sikur po ndihmon, që po e bën nëpërmjet Emirateve Arabe. Dihet që ministri i propagandës së kasapit të Ballkanit, Vuçiç prej kohësh po armatoset nga Rusia dhe po përpiqet të shtrijë influencën përmes minishengenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ardhjen e vaksinave ruse e shoh si përdorimin e “soft power” për të shtrirë influencën në vendin tonë . Rusia prej kohësh po përpiqet të rrisë influencën luftarake përmes avionëve, mjeteve të blinduara e ndihma nga Rusia në Serbi që në disa retorika nga BE kanë qenë të papranueshme nga BE por jo të dënueshme”,-tha Demiraj për ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Parë nga ky këndvështrim Demiraj, thotë se “Defender Europë 21” është një leksion që NATO po i jep Rusisë. Sipas tij është një nga stërvitjet më të mëdha në 30 vitet e fundit në rajonin tonë, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe politike të vendit si dhe do të rrisë kapacitetet ndëroperacionale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?