Vaksinat si dekoratat, Rama: Paralelisht me mjekët e infermierët vaksinohen edhe të moshuarit, por edhe ata që kanë kontribut
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Rinasi, komentoi edhe procesin e vaksinave.
Teksa u pyet se kur do të fillojë vaksinimi tek qytetarët, ai theksoi se në javët e ardhshme pritet që të nisë edhe për të moshuarit, paralelisht me personelin mjekësor.
“Jemi në Shqipëri dhe kuptohet që kapacitet reaguese janë ato që përcaktojnë efiçensën e shërbimit dhe nëse krahasojmë gjendjen me vitet e mëparshme mund të them që nuk kanë krahasim. Sigurisht që SHBA po vaksinojnë, janë vendi që ka rezidencën qendrore të Pfizer.
Tani a dini ju ndonjë formë të tillë se si mund të përballohet një krahasim i tillë. Ju me të drejtë shihni SHBA, ndërsa unë bëj krahasim me rajonin. Jemi vetëm ne dhe Serbia që kemi vaksina me kontratë. Ne vazhdojmë të besojmë se jemi në hapat e duhur, me përjashtim të faktit që patëm një bllokim nga Pfizer që bëri për për të gjithë vendet , jo vetëm për ne.
Në javët e ardhshme do fillojmë paralelisht me mjekët dhe infermierët edhe me më të mëshuarit. Do të fillojmë me shtëpitë e të moshuarve edhe për të respektuar disa që futen tek kategoria e parë e më të moshuarve, që kanë kontribute për vendin”, tha Rama.