Vaksinim i detyrueshëm. Shkolla e Magjistraturës, institucioni i parë që vë kusht vaksinën anti-COVID për studentët

Shkolla e Magjistraturës bëhet institucioni i parë që e vendos zyrtarisht vaksinimin si kusht për të gjithë studentët apo kandidatët për magjistratë që duan të jenë në auditoret në vitin e ardhshëm akademik.

Në njoftim thuhet se çdo kandidat dueht të depozitojnë elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar të vaksinimit me qëllim që të jene pjesëmarrës në trajnimin në auditor prej datës 4 Tetor 2021 e në vijim.

“Njoftohen te gjithe kandidatet per magjistrate qe studiojne ne Shkollen e Magjistratures ne vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), qe per te siguruar mbarevajtjen e programit te trajnimit fillestar permes mesimit ne auditor, te marrin masat e nevojshme per te kryer vaksinat anti-Covid.

Cdo kandidat te depozitoje elektronikisht ne sekretarine mesimore vertetimin zyrtar me qellim qe te jene pjesemarres ne trajnimin ne auditor prej dates 4 Tetor 2021 e ne vijim”, thuhet ne njoftim.

SHKARKO APP