Vala e parë e masave për ”çunat e Londrës”, apo politikanët? Ambasada britanike: Janë individë të ndryshëm
”Çunat e Londrës”, apo politikanët? Kë do të prekë vala e parë e masave nga Britania për veprime kundër disa individëve shqiptarë të lidhur me krimin dhe korrupsionin? Ambasada e Britanisë në Tiranë, thotë është shprehur se legjilacioni nuk lejon që të jepen më shumë detaje në lidhje me këtë vendim, por që tregojnë se bëhet fjalë për individë të ndryshëm.
“Në këtë rast, legjislacioni nuk lejon të jepen më shumë detaje ne lidhje me individët kur merren masa ndaluese për emigracionin. Britania nuk synon të marrë masa ndaj një institucioni, grupi, ose partie. Janë individë të ndryshem. Dhe kjo është “vala” e parë e masave në Shqipëri dhe më gjërë në Ballkan”, thuhet në reagimin për ”Euronews Albania”.
Britania e Madhe ka vendosur ”nën shënjestër” disa shtetas shqiptarë, sipas saj janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. I dërguari i Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach shprehet se mbështetja që disa figura publike marrin nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive, e mbyt zërin e qytetarëve shqiptarë. Sipas tij, paratë e fondeve publike të mbledhura nga qytetarët e thjeshtë nuk arrjnë kurrë tek shkollat, spitalet dhe rrugët që u nevojiten qytetarëve.
Zhvillime të forta priten, edhe pse ka shumë pikëpyetje në këtë ngjarje që u shfaq kaq papritur. Kush do të ”goditet” në Shqipëri, a ka një dorë të fshehtë pas këtij aksioni që do të nis edhe me shpalljet e politikanëve ”non-grata”? Këto mbetet për tu parë, por gushti do të jetë edhe më flakë se vetë moti ekstrem i nxehtë që ka përfshirë Europën.