Valentina Leskaj: Kisha nevojë për një distancë higjenike nga politika. PS ka kapacitete të jetë më e mirë

Në vitin 2017, Valentina Leskaj do ti jepte fund karrierës së saj 15 vjeçare si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Prej asaj kohe ajo ka qëndruar e tërhequr, duke shmangur edhe daljet e saj televizive.

E ftuar në Rtv Ora, ish-deputetja, ish-ministrja dhe ish-nenkryetarja e Kuvendit tha se kishte nevojë të mbante një distancë higjenike nga politika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Valentina Leskaj: Që kur vendosa të bëj dorëheqjen nga politika vendosa të kem një distancë higjenike nga politika. Një njeri që është i angazhuar e ka të vështirë të bëjë sehir dhe rrijë larg. Por jam angazhuar me gjëra të tjera jashtë politikës, por çdo gjë është politikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si një nga socialistet e vjetra, ajo thotë se PS si gjithë partitë politike ka të mirat dhe problemet e veta.

Valentina Leskaj: PS ka mundësi dhe kapacitete të jetë më e mirë, padyshim që duhet të jetë  më e mirë.

Ajo ka komentuar zhvillimet politike të fundit në vend. Sipas saj, politika ka një gjuhë urrejtje dhe e sheh kundërshtarin si një armik.

Po ashtu, Leskaj ka shtuar se politika ka bërë 13 reforma zgjedhore, çdo dy vjet një reformë.

Valentina Leskaj: E gjithë politika, mua më shqetëson gjuha e urrejtjes. Të parit e tjetrit jo si kundërshtar politik, por si armik. Politika prodhon lajme, por nuk prodhon politikë. Politika është bërë burim i gjuhës së urrejtjes, por edhe media ka rënë në këtë kurth. Politika jonë ka dështuar që për çështje të interesit kombëtar të ulet dhe të diskutojë në tavolina. Kemi bërë 13 reforma zgjedhore, çdo dy vjet reformë zgjedhore, kjo është një kosto e madhe për vendin. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?