Valentina Leskaj: Nëse është dikush që e ka kriminalizuar kuvendin, ky quhet Sali Berisha
Deputeteja e PS: Ish-kryeministri ka kërcënuar me vdekje deputetët e PS dhe kjo është më e rëndë se goditja ndaj Strazimirit.
Deputetja e PS, Valentina Leskaj e cilëson të pakrahasueshme atë që ka bërë Sali Berisha në Kuvend me goditjen ndaj deputetit të PD Gent Strazimiri. E ftuar në emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku përballë deputetit demokrat Aldo Bumci, Leskaj tha se Sali Berisha kë arritur të kërcënojë publiksisht me vdekje në kuvend Taulant Ballën dhe kjo nuk mund të krahasohet fare me ngjarjet dhe incindetet që kanë ndodhur me Strazimirin. “Si mund ta harrojmë ne kur Berisha i tha Ballës ta bëjë fytyrën më të zezë se këpuca? Si mund ta harrojmë ne kur Berisha u thoshte deputetëve do ti fuste në burg? Si mund ta harrojmë ne kur Berisha-kryeministër nuk linte gjë pa thënë për deputetët e opozitës?” Leskaj shtoi se e dënon dhunën ndaj Strazimirit dhe për të është e papranueshme por PD nuk duhet të sillet sikur ata janë të mirët dhe PS janë të këqinjtë. “Nëse ka një deputet që kuvendin e ka kriminalizuar ai është Sali Berisha i cili nuk ka lënë familje deputeti pa përfolur, nuk ka lënë deputet pa ofenduar, akuzuar, dhe kërcëenaur dhe kjo nuk është e moralshme” tha Leskaj. Kjo deklaratë është kundërshtuar nga deputeteui i PD Aldo Bumci, i cili e cilësoi kuvendin aktual më të kriminalizuarin që nga vitit 1990. “PD nuk do futej kurrë në kuvend,- tha ai,- nëse nuk do firmoshej marrëveshja për dekriminalizimin e kuvendit”, tha Bumci.