Valentina Leskaj shigjeton Ramën: Ende nuk jemi në gjendje që t’i japim zgjidhje çështjes së zgjedhjeve të lira

Ish deputetja e Partisë Socialiste, Valentia Leskaj e ftuar në studion e RTV Ora u shpreh se qeverisja është një proces dhe gjërat që i nis njëra palë, duhet t’i përfundojë pala tjetër.

Sipas Leskaj Shqipëria është ende në nivelin e një demokracie minimaliste ku diskutohet akoma për zgjedhje të lira, dhe që të funksionojë demokracia duhet të funksionojë dialogu politik.

Në librin e saj, “Politika si ide” Leskaj trajton fenomenin e gjuhës së urrejtjes nga politika. Ajo mendon se ky fenomen i bën një dëm të madh  politikës dhe mbi ët gjitha brazave të rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot jeni anëtare e kryesisë së Partisë Socialiste, por jeni distancuar nga politika.

Swiss Digital Mobile Reklama

Leskaj:” U bënë katër vjet që e kam konfirmuar tërheqjen nga politika, e kam thënë që dua t’i hapë rrugën të rinjve dhe nuk mendoj që politikë është ajo që zhvillohet brenda partive politike apo vetëm brenda Parlamentit. Angazhimi qytetar është një angazhim politik.

Jemi dëshmitarë që politika në Shqipëri shihet si në instrument, si një mekanizëm për t’u pasuruar, si një mekanizëm për të ngjitur hallkat e pushtetit, por jo në shërbim të qytetarit?

Leskaj:” Unë do t’i nxisja të gjithë që të jepnin mendimin e tyre për politikën, kështu që mendoj se kam bërë mirë që jam marrë me politikën. Unë nuk e shoh politikën thjesht si instrument. Natyrisht që është një instrument shumë i rëndësishëm, por para se të jetë instrument është një koncept, një ide dhe nga kjo pikëpamje duhet parë më shumë si ne e konceptojmë politikën. “

Politikën si ide, si e shohin kolegët tuaj sot ?

Leskaj:” Njerëzit janë të ndryshme dhe e shohin në mënyra të ndryshme. Secili ka gjykimin e vet dhe sa më shumë ide të diskutohen rreth politikës aq më mirë është. Problemi jonë është që ne nuk diskutojmë rreth politikës, në diskutojmë më shumë rreth sherreve politike sesa politikës si koncept.

Kjo për fat të keq ka sjellë një situatë të papëlqyeshme për vendin. Sot ne jemi në nivelin e një demokracie minimaliste që diskutohet ende për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dialogu politik është një problem 30 vjeçar dhe vazhdon ët jetë mbase dhe më keq sesa 30 vite më parë. Është dhe çështja e reformës në drejtësi. Do ishte një mision i pamundur nëse nuk do kishim mbështetjen e ndërkombëtarëve. Pra ne ende nuk jemi në gjendje që t’i japim zgjidhje çështjes së zgjedhjeve të lira, të dialogut politik dhe të reformës në drejtësi.”

Kë duhet të fajësojmë kur një demokraci nuk është funksionale ?

Leskaj:” Çështja e demokracisë  nuk zgjidhet vetëm me një palë dhe nuk duhet para si çështje e një pale. Kostoja më e madhe që ne paguajmë është se nuk arrijmë t’i bëjmë reformat të qëndrueshme.

Vjen një palë një pushtet dhe bën reformat që ajo mendon se janë më të mira, për shkak të paaftësisë për të ngritur një dialog politik. Kjo është një kosto shumë e madhe për shoqërinë.

Kur flisni për qeverisjen e Partisë Socialiste në pushtet për 8 vjet ju shkruani në libër se keni qenë kundër praktikës së partisë përsa i përket konçesioneve dhe PPP-së…

Leskaj:” Unë nuk kam thënë aty që jam kundër, jam e qartë në këtë gjë. Këtu është çështja për mënyrën se si bëhen dhe sa efiçente janë.

Ato që të jenë të qëndrueshme duhet të bëhen me konsensus, këtu është fjala për gjëra të mëdha të cilat kanë impakt jo vetëm në ekonomi, por në disa breza.

Mbi të gjitha më shumë sesa  konsensusin kam theksuar një çështje tjetër, që duhet të jenë përfshirëse. Këtu nuk kam parasysh vetëm dy forcat politike, por të jenë përfshirë ekspertët më të mirë të fushës.”

Në libër ju flisni për gjuhën e urrejtjes. Çfarë mendoni kur shihni një fjalor kaq të ashpër politk, në gojën e kryeministrit përshembull kur sulmon edhe gratë e opozitës?

Leskaj:” Unë shoh pak njëanshmëri kur i referoheni kryeministrit. Rëndësi nuk ka të diskutojmë emrat, por të diskutojmë fenomenin sepse më dhëmb shumë sepse kjo krijon një kulturë ndarëse në vend dhe politika ka një kontribut negativ.

Kjo është e dëmshme edhe për brezin e ri. Kjo i bën një dëm të madh politikës sepse ka ende njerëz që hezitojnë të hyjnë në politikë vetëm për këtë arsye. Politika ka pasur dhe ka edhe njerëz seriozë. Nuk është e gjithë politika kështu.”

Sot duket sikur janë shuar zërat autoritarë të shoqërisë civile? E keni dhe ju këtë perceptim?

Leskaj:” Unë e kam trajtuar në libër dhe mendoj që shoqëria civile në vitet e para buroi si nisma që më shumë mbështetej në nevojat që kishte vendi dhe ka ndikuar në politikë.

Kemi qenë të angazhuar që në strategjinë e parë, në njëfarë mënyre ndikonte në politikë dhe bënte aktivitete të tjera. Sot shoqëria civile ka dy gjëra që duhen parë. E para është shumë e lidhur me axhendat e donatorëve ose buron nga projektet. Do të thotë që më shumë duhet të burojë nga nevojat konkrete të vendit. E dyta janë më të dukshme ato që quhen rezervuar mendimi ose organizata joqeveritare që për terrenin japin një kontribut të rëndësishëm.”

Raporti i fundit i INSTAT flet për 600.000 persona të larguar që nga viti 2011.

Leskaj:” Ky është një problem që do të investosh dhe të bësh një investim afatgjatë. Nëse ne do t’i kishim dëgjuar zërat që në ’95 sot nuk do ishim këtu.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?