Valentina Leskaj zgjidhet nënkryetare e Kuvendit
Kuvendi miratoi sot me 85 vota pro, asnje kundër dhe 1 abstenim zgjedhjen e Valentina Leskajt në postin e nënkryetarit të ri të Parlamentit.
Leskaj zëvendësoi në këtë post Vangjel Dulen, i dorëhequr rreth dy muaj më parë nga kjo detyrë.
Pas kësaj në drejtim të Kuvendit, përveç kryetarit Ilir Meta, do të jenë dhe tre nënkryetarë, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi; nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho dhe deputetja socialiste e qarkut Vlorë, Valentina Leskaj.