Vangjel Dule: Blushi ka faj se mbeti socialist e jo rilindas

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Duke ka reaguar për debatet e sotme në Kuvend. Ai tha se socialistët kërkojnë respektimin e rregullores kundër Blushit, ndërkohë që ata janë të parët që e shkelin rregulloren.

Dule fshikullojë deputetët dhe ministrat e PS-së, të cilët sipas tij e kthyen Kuvendin në mbledhjen e asamblesë së PS. “Një fjalim mbajti Blushi dhe u ngritën pesë ministra”,- tha Dule.

Me ironi, Dule tha se Blushi ka bërë vetëm një gabim, që mbeti socialist.
“Blushi ka shumë faje, ka bërë gabimin e jetës nuk u bë rilindas, por mbeti socialist. Blushi ka ngritur stekën edhe nga gjatësia te Rama. Ju ministria mos u mundoni të garoni, se gjithmonë e keni kaluar stekën nga poshtë në politikë”,- tha Vangjel Dule.

SHKARKO APP