Vangjel Dule sheh kalimin me PD pas kalimit të çamëve në PS

 

Vangjel Dule lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me PD për zgjedhjet vendore. Kryetari i PBDNJ duket se po e shqyrton këtë mundësi që pas kalimit të çamëve të PDIU –së në koalicionin qeverisës. “Jemi në komunikim të vazhdueshëm me PD –në”, ka thënë ai për gazetën Panorama, teksa ka pohuar se nuk ka patur asnjë takim me kryeministrin Rama për të diskutuar mbi zgjedhjet vendore.  Dule ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj ndarjes territoriale dhe po kështu edhe ndaj faktit se PS nuk ka pranuar që Himara t’i lihet PDBNJ –së. Ai ka kërcënuar vazhdimisht me dalje nga koalicioni dhe duket se marrëveshja PS – PDIU e ka bërë të pamundur qëndrimin në koalicionin qeverisës.

SHKARKO APP