Vangjel Tavo: Kosova model zgjedhjesh ndërsa në Shqipëri thuren plane si të vidhen votat
Politikë E Diel, 14 Shkurt 2021 21:55
Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo teksa përshëndet procesin e sotëm zgjedhor në Kosovë, deklaron se në Shqipëri thuren plane si të vidhen votat.
“Kosova model zgjedhjesh ndërsa në Shqipëri thuren plane si të vidhen votat; si të përfshihen bandat; si të udhëzohen drejtorë e ish-drejtorë policie për të intimiduar votuesit; si të gënjejnë ministritë me premtime boshe 3D; si të kërcënohet administrata publike me bukën e gojës; si t’u kërkohet mësuesve dhe rrogtarëve lista me karta identiteti për të votuar partinë në pushtet; si të thuren plane për blerje votash (nëpër supermarkete ditën e votimit, etj etj që i dimë tashmë); si të përfshihen trafikantët dhe kriminelët në listat për deputetë, dhe nëse janë të ekspozuar për njerëzit të vendosin lolot e tyre në lista; si të hapen vende pune të përkohshme me afat 3 mujor ku çdo i punësuar të sjellë listen me votat e veta; si të terrorizohet biznesi me gjoba; si të terrorizohet një popull që të mos votojë i lirë. Për pak orë del rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë. Këtu, pas votimeve moniste të 30 qershorit, u deshën 27 ditë të dilte rezultati se partisë që kandidoi e vetme nuk i dilnin llogaritë. Ja Kosova. Pa debate se tha ODIHR dhe OSBE, kështu apo ashtu. Ja Kosova, humbësit i uruan fitoren fituesve. Kjo është maturi politike. Ky është shteti dhe politika e emancipuar moderne. Shembull i jashtëzakoshëm qytetarie që bën kontrast të madh me diktaturën dhe tribalizmin e qeverisë që kemi këtu”, sh[prehet Vangjel Tavo.