Vangjel Tavo: Rrezikohet kolapsi total i sistemit shëndetësor. Qeveria duhet të japë dorëheqjen
Ish-deputeti Vangjel Tavo shkruan në një postim në Facebook se rrezikohet kolapsi total i sistemit të shëndetësisë dhe se qeveria duhet të japë dorëheqjen për keqmenaxhimin e pandemisë.
“Mesatarja ditore e vdekjeve në muajin nëntor ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetori.
500 raste infektimesh në 24 orët e fundit. Kabineti qeveritar, bashki, institucione qendrore dhe administrata vendore, shkolla, gjykata, prokurori të infektuara”,- shkruan më tej Tavo në postimin e tij.
Postimi i plotë i Vangjel Tavos
Rrezikohet kolapsi total i sistemit shëndetësor 🚨
Mesatarja ditore e vdekjeve në muajin nëntor ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetorit🚨
500 raste infektimesh në 24 orët e fundit 🚨
Kabineti qeveritar, bashki, institucione qendrore dhe administrata vendore, shkolla, gjykata, prokurori të infektuara 🚨
Spitalet vatra infeksioni 🚨
Spitalet nuk kanë as sapun e jo më tamponë apo pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor dhe infermieror 🚨
“Situatën e kemi nën kontroll” vazhdon të gënjejë qeveria. Kështu tha që në muajin shkurt kur gënjeu shqiptarët se vendi ynë nuk rrezikohet e tani i trajtojnë të infektuarit në ambulanca jashtë dyerve të spitaleve.
Sistemi shëndetësor gjendet në prag kolapsi.
Kjo qeveri duhet të japë dorëheqjen.
Duhet qeveri ekspertësh për të menaxhuar pandeminë.
Kjo qeveri po rrezikon rëndë shëndetin publik.
Kjo qeveri po i zhvat shqiptarët e po përfiton miliona euro edhe në ditët më të vështira për shqiptarët dhe vendin.
Kjo qeveri është një e keqe e madhe që duhet larguar sa më parë.
VT