VanHorn: Nderimi nga Shqipëria i kryekapterit Vogel, testament i partneritetit tonë si aleatë të NATO-s

Kryekapteri John Vogel është larguar sot nga Forcat Ajrore të SHBA. Me këtë rast, u organizua në bazën ajrore të Farkës një ceremoni largimi, ndërsa të pranishëm ishin, E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe gjeneral lejtnant Arben Kingji.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë kohës së angazhimit të kryekapterit Vogel në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria zhvilluan konsultimet e para dypalëshe të mbrojtjes që nga pandemia COVID.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasada e SHBA falënderon Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Gjenerallejtënant Arben Kingji për mikpritjen e tyre në ceremoninë e largimit nga Forcat Ajrore të SHBA të Kryekapter John Vogel sot në bazën ajrore të Farkës. Gjatë kohës së tij në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria zhvilluan konsultimet e para dypalëshe të mbrojtjes që nga pandemia COVID, rihapën bazën ajrore të Kuçovës për mbështetjen e operacioneve të mbrojtjes së NATO-s në të ardhmen, mirëpritën Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Europën, Gjeneral Cavoli në Tiranë për të bashkëkryesuar konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm (A5), dhe forcoi mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë. Nderimi i MSgt Vogel nga Shqipëria është një testament i partneritetit tonë të bazuar në vlera si aleatë të NATO-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?