VanHorn takon kryeprokurorin Çela: SHBA mbështetje institucioneve të pavarura në përpjekjen për të dhënë drejtësi
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.
Në takim u diskutua mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe u theksua rëndësia e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë.
“E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë”, thekson ambasada e SHBA.
Ambasada amerikane bën të ditur se, “VanHorn ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura të Shqipërisë në përpjekjen e tyre për të dhënë drejtësi për popullin shqiptar”.