Varhelyi: Çështje ditësh vendimi për Shkupin e Tiranën për negociatat

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi shprehet optimist që sipas tij tryeza e parë ndërqeveritare për të dyja vendet mund të mbahet shumë shpejt, edhe pse shenjat pozitive munguan në Samitin e BE-së në Bruskel.

“Tani është momenti që të gjithë aktorët të bëjnë hapin e fundit. Kam shpresa të larta se konferencat ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të mbahen brenda pak ditësh. Të dy vendet kanë zbatuar gjithçka që u është kërkuar dhe janë gati. Gati duhet të jemi edhe ne. Tani kemi një zgjidhje në tavolinë, të miratuar nga parlamenti bullgar kështu që të gjitha pengesat janë tejkaluar”.

Po ashtu Borrell shprehet se BE-ja duhet të braktisë parimin e unanimitetit, pasi e pengon atë të marrë vendime të rëndësishme në një periudhë kur zgjerimi i saj është sërish në rend dite.

“Ka arsye bindëse për të sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’i dhënë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, dhe shpresojmë së shpejti edhe Gjeorgjisë. Por në të njëjtën mënyrë, është marrëzi të bësh atë që nuk funksionon me 27 vende, plotësisht të parealizueshme me 30 ose më shumë. Duhet te presim nyjën gordiane”.

SHKARKO APP