Varhelyi takon deputeten e Berishës: Angazhimi i opozitës në Kuvend, kyç për integrimin në BE
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi është takuar me deputeten Albana Vokshi, mbështetëse e krahut të Sali Berishës. Ai e ka bërë të qartë që roli konsultativ i parlamentit është kyç për procesin e negociatave. Në njoftimin në platformën X, Varhelyi shkruan se në këtë drejtim, opozita ka një rol të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“Me deputeten Albana Vokshi, diskutuam raportin e OSBE/ODIHR 2023 për zgjedhjet lokale dhe Raportin e Zgjerimit 2023. Roli konsultativ i Parlamentit në procesin e negociatave të anëtarësimit është vendimtar dhe angazhimi konstruktiv i opozitës është kyç”, thuhet në njoftim.
Ky reagim vjen kur PD-ja e Berishës ka bllokuar zhvillimin e seancave Parlamentare me argumentin se po shkelet Kushtetuta, pasi mazhoranca refuzon që të lejojë ngritjen e 8 Komisioneve Hetimore.
W/ 🇦🇱Member of Parliament, @albana_vokshi discussed the 2023 OSCE/ODIHR report on local elections & the 2023 Enlargement Report.
The consultative role of the #Parliament in the accession negotiations process is crucial & the constructive engagement of the opposition is key. pic.twitter.com/mD91srn1hT
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) December 6, 2023