Varrezë historike e periudhës helenistike në Shënmri, Rama: Shtim i vlerave të trashëgimisë kulturore

Arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm, pasi zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike në Shënmri. Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar fotot, thotë se ky zbulim i shton vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore.

“Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka dalë në dritë në Shënmri të Tiranës, ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare.

Ky zbulim dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë”, shkruan ai.

SHKARKO APP