Vasali: Zgjedhjet nuk do të shtyhen, PD bën shantazh

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit demokrat Edmond Spahos ku nënvizoi se zgjedhjet mund të shtyhen. Sipas Vasilit zgjedhjet e 21 qershorit nuk do të shtyhen dhe ky është një shantazh i Partisë Demokratike. Numri dy i LSI-së thotë se PD ka shumicën në KQZ falë tolerancës së mazhorancës. Ai ka theksuar se Spaho e ka bërë këtë deklaratë pasi PD nuk ka kandidat për kryeqytetin dhe as kandidatë të tjerë për zgjedhjet lokale.  “Zgjedhjet e 21 qershorit nuk shtyhen. Shantazhi i Partisë Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është qesharak. Theksoj se PD ka shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo edhe falë tolerancës sonë si mazhorancë. Por, Partia Demokratike nuk gjen dot kandidatë për zgjedhjet vendore dhe kjo forcë politike nuk ka kandidatë për Bashkinë e Tiranës”, tha  Vasili.

SHKARKO APP