Vasili: Abortimi i krizës së kryeministrit frikacak, SPAK hesht për skandalin

Nënkryetari dhe deputeti i LSI-së, Petrit Vasili thekson përmes një reagimi në facebook, se nga qëndrimi protestues i qytetarëve, kryeministri Edi Rama bëri hapa pas në rritje me krizën energjike që e vetëshpalli disa ditë më parë.

Nga ana tjetër, Vasili ka folur edhe për drejtësinë e kapur, kur në vend që SPAK sipas tij të niste hetimet për gjoja krizën e shpallur nga Rama që tronditi shqiptarët, hesht edhe për këtë skandal.

“Përse SPAK-u ka taposur gojën? Përse SPAK-u mbyll sytë dhe nuk heton qeverinë OSHE dhe KESH për shpërdorimin e tmerrshëm me paratë publike dhe dëmin kolosal? Perse SPAK- nuk heton kryeministrin që shpërdoron pushtetin për deklaratat destabilizuese për gjoja krizë duke tronditur shqiptarët?”,-shkruan më tej Vasili në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Abortimi i gjasme krizes energjitike erdhi shume shpejt si cdo mashtrim i trashe i ketij kryeministri te kapur dhe vulgar.
Rama foli per kataklizem energjitike, foli e tha qe çmimet jo vetem do te rriten, por nuk do te ulen edhe kur kriza te kete mbaruar.

Por sapo qe i gjithe opinioni dhe politika u ngrit ne kembe dhe provoi qe kjo ishte thike pas shpine per shqiptaret e varfer dhe mashtrim per te mbuluar baderdine me parate publike nga qeveria OSHE dhe KESH, Rama i trembur gjer ne palce u terhoq turpshem. U tund mali dhe polli nje mi!

Kataklizmoja u harrua dhe na doli qe gjendja ne hidrocentralet qenka e mire. Deklaratat apokaliptike te se djeles se shkuar te kryeministrit u harruan dhe veç dihatjes histerike dhe shqyerjes se syve te aktrimit mashtrues nuk mbeti asgje tjeter. Por mbeti edhe fakti qe strategjia e piset e kryeministrit ishte: te provojme t’ua rrisim çmimin e energjise, po e hengren dhe nuk reaguan mire, ne te kundert terhiqemi sikur s’ka ndodhur gjē.

Ky mashtrim i rende publik ishte paradhoma e nje gracke te re te menduar nga Rama dhe te tijte per te mbushur arken e boshatisur te shtetit me gjakun dhe sakrificat e shqiptareve duke u futur edhe te buka e gojes se tyre. Kryeministri frikacak abortoi dhimbshem dhe ne fund te te gjithe kesaj krize si furtune ne gote mbeti vetem fakti qe rrogat e pensionet nuk do te rriten kurre sa te jete Rama!

Asgje e re kur dihet qe per kete kryeminister shqiptaret nuk ekzistojne sepse ekzistojne vetem miliardat e koncesioneve, qe ndahen me oligarket, ekzistojne qindra tendera sekrete dhe te hapur, qe grijne miliona etj etj.

Por asgje nga keto nuk ka rendesi pasi dihet qe kryeministri eshte i akaparuar nga mijra interesa te tjera te errta, te cilat jane te gjitha kunder shqiptareve! Por ka shume rendesi vetem nje çeshtje, ne kete moment kur shperdorimi i postit te kryeministrit ka arritur kulmin dhe qe eshte roli i drejtesise perballe abuzimit te dhunshem te postit shteteror dhe pasojave qe ai ka mbi njeriun e thjeshte.

Ndaj te gjithe pyesim me ze te larte: Perse SPAK-u ka taposur gojen? Perse SPAK-u mbyll syte dhe nuk heton Qeverine OSHE dhe KESH per shperdorimin e tmerrshem me parate publike dhe demin kolosal? Perse SPAK- nuk heton kryeministrin qe shperdoron pushtetin per deklaratat destabilizuese per gjoja krize duke tronditur shqiptaret?

Edhe sa kohe SPAK- u do vazhdoje te funksionoje me regji? Edhe sa kohe SPAK- u do vazhdoje eskursionet nga Lushnja, Pogradeci,cironkat e deri tek RTSH, por pa u ndalur kurre e kurre te qeveria? Kjo krize e stisur nga Rama kerkon ndeshkim shume te rrepte nga drejtesia. Kjo Drejtesi e ashtuquajtur e “re” nuk perballet me kete manipulim publik kaq te rende, nuk perballet as me baderdine e OSHE dhe te KESH, nuk perballet as me Teatrin, Inceneratoret, Becchetin? Atehere ç’dreq drejtesie eshte kjo??

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?