Vasili: Alarm, Covidi po rëndohet keqas. Rama duhet të shmang tragjedinë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili vijon që ti bëjë thirrje qeverisë që të marrë masa për situatën pandemike në vend, ku ditët e fundit janë rritur ndjeshëm shifrat. Përmes një postimi në facebook, Vasili thekson se aktualisht janë thuajse 400% më shumë raste sesa vjet, kur kulmoi Pandemia me infektime dhe vdekje masive. ”Ç’pret akoma më kryeministri dhe qeveria, që të ndodhë sërish e njëjta tragjedi si ajo që provuam fare pak muaj më parë?”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Alarm, Covidi po rëndohet keqas!

Sot në 17 gusht 451 raste te reja me Covid. Nje vit më parë pikërisht në 17 gusht 2020, kanë qenë 119 raste me Covid-19 dhe pasoi një zhvillim tragjik i Pandemisë, që të gjithë nuk do ta harrojnë për një kohë shumë të gjatë. Ritmet dhe tendenca aktuale duket shumë qartë që është tepër e fortë dhe shumë serioze.

Aktualisht janë thuajse 400% më shumë raste sesa vjet, kur kulmoi Pandemia me infektime dhe vdekje masive. Ç’pret akoma më kryeministri dhe qeveria, që të ndodhë sërish e njëjta tragjedi si ajo që provuam fare pak muaj më parë?

Tashmë dihet botërisht që nuk kemi kryeministër. Sepse ky kryeministër i zhveshur nga çdo ndjenje humanizmi njerëzor. Ky flet vetëm për lloj lloj budallalleqësh jashtë Shqipërisë, ndërkohë që rreziku i Covidit për jetën dhe shëndetin e njerëzve është shumë i rëndë ky i ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Kemi vetëm kryeministër, që rri në plazh kur digjet vendi dhe që jargavitet nëpër botë e flet mufka nën delire qesharake. Apel mediave të sensibilizojnë këtë situatë kaq kritike meqënese nuk kemi as kryeministër dhe as qeveri.

SHKARKO APP