Vasili apel mjekëve dhe publikon fotot: Heshtni dhe mos flisni më për distancim social, sepse po fyeni veten!
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i bën apel mjekëve infeksionistë shqiptarë që të heqin dorë nga deklaratat e tyre për distancim social në këto ditë tragjike që po kalon vendi.
Përmes rrjeteve sociale, ish-ministri i Shëndetësisë, thekson se kolegët e tij nuk kanë kurajën që t’i tregojnë vendin Edi Ramës dhe shëmbyllturave të tij në Bashki, ndaj i fton ata që të heshtin, pasi fyejnë veten.
“Kolegë infeksionistë dhe epidemiologë HESHTNI!! (FOTO).
Meqë nuk keni kurajon t’u tregoni vendin Edi Ramës dhe shëmbëlltyrave të tij në Bashki, tani e tutje mos flisni më për distancim social, sepse fyeni veten.
Qindra policë të Edi Ramës ngjeshur me njëri-tjetrin dhe përqafimet neveritëse bashkiake edhe me të moshuar janë fakte shumë të rënda dhe në mes të ditës.
Ju nuk keni kurajo profesionale t’i ndaloni këta sharlatanë politikë.
Ndaj Heshtni, sepse të flasësh këtej e tutje për distancim social është më shumë se turp.
Këta mbyllën një televizion për një të ftuar më shumë në studio edhe duke e respektuar distancën sociale, gjobisin qindra qytetarë e mbyllin biznese, ndërsa po vetë këta dhunojnë çdo rregull. Ndaj HESHTNI !!”, shprehet në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.