Vasili: Asnjë bastard antishtet dhe antiligj në qeveri nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit të votës
Nënkryetari i LSI dhe kandidati për zgjedhjet në Kavajë, Petrit Vasili ka zhvilluar sot takime me banorët e Rrogozhinës. Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se ndryshimi i qeverisjes është shumë afër dhe askush nga ata që kanë abuzuar nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit.
“Stuhi dhe ndëshkim mbarëpopullor!! Në Rrogozhine dhe Kavaje fryn shume e forte stuhia e fitores se referendumit te 25 prillit. Sot nga Rrogozhina dhe Kavaja ndihet me shume se kurre permbysja, qe eshte shnderruar ne nje mision mbarepopullor. Asnjë bastard antishtet dhe antiligj ne qeveri dhe bashki nuk do ti shpetoje dot ndeshkimit te votes se popullit. Horrat qe grabisin pronat me letra bakallesh dhe qe kthejne zyrat e qelbura elektorale te rilndjes ne gjendje civile i pret burgu”,- shkruan Vasili në një postim në Facebook.