Vasili: Asnjë lëshim grabitjes së votave! Zero kushte të reja nga opozita për reformën zgjedhore

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, duke thënë se kushtet e reja nuk u vendosën nga opozita por nga mazhoranca.

Vasili thotë se PS ka vendosur kushte bllokuese të konsensusit për të legjitimuar vjedhjen e votave.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Zero kushte të reja nga opozita e bashkuar për reformën zgjedhore.

Kushte të reja bllokuese të konsensusit nga hajdutët e zgjedhjeve të Dibrës, të zgjedhjeve 2017 dhe votimeve moniste të 2019, për të legjitimuar vjedhjen e votave

Identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve që garanton votën e lirë nga vjedhjet janë aty prej javësh.

Asnjë lëshim nuk do ti bëhet grabitjes së votave.

Rilindja kërkon të mbushe kutitë, të numerojë vetë dhe të nxjerrë po vetë rezultatin.

Fajtore për shkatërrimin e zgjedhjeve është vetëm rilindja që duhet të heqë dorë menjëherë nga shkatërrimi i reformës zgjedhore.

SHKARKO APP