Vasili: Asnjë lëshim rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve! Pa zgjedhje të ndershme nuk ka hapje të negociatave

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, njëherësh anëtar i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore deklaron se nuk do të bëhet asnjë lëshim nga garancitë për zgjedhje të lira e ndeshme.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Vasili shprehet se “Refuzimi nga Rilindja i propozimit te Opozites së Bashkuar, i cili garanton votën e lirë, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi të plotë të të dyja palëve në administrimin zgjedhor është fundi i reformës.”

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Asnjë lëshim rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve!

Refuzimi nga Rilindja i propozimit të Opozitës së Bashkuar, i cili garanton votën e lirë, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi të plotë të të dyja palëve në administrimin zgjedhor është fundi i reformës.

Ulja kritike e nivelit te garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit të zgjedhjeve nga qeveria përmes propozimit të Partisë Socialiste rrëzon të gjithë procesin e reformës dhe e bën praktikisht nul atë.

Ky refuzim ka synim të ligjerojë manipulimin e zgjedhjeve të Dibrës në 2016, të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017 dhe të turpit të votimeve moniste të 2019 dhe ripërsëritjen e tyre edhe në të ardhmen.

Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj kushte themelore për hapjen e negociatave të anëtaresimit të Shqipërisë në BE.

Rilindja e ka penguar qëllimisht Integrimin e Shqipërisë në BE.

Pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka hapje të negociatave.

Ka vetëm një përgjegjës për bllokimin e hapjes së negociatave, ky është Edi Rama.

SHKARKO APP