Vasili: Axhenda e zezë e Edi Ramës është kundër Europës dhe integrimit
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, teksa sjell në vëmendje dy deklarata në kryeministrit Edi Rama, ditën e djeshme në Beograd dhe një tjetër para dy vitesh në Bruksel, e akuzon atë se është kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkinim Europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se ” E kam thënë publikisht shumë herë që axhenda e zezë e Edi Ramës është kundër Europës dhe integrimit europian. Tanimë kjo është tepër e qartë. Edi Rama i shërben konfliktit, shpopullimit dhe shpërbërjes së Shqipërisë për t’i mbyllur asaj dyert e Europës dhe zhvillimit e demokratizimit të saj.”
Në vijim postimi i plotë i Vasilit
Të largojmë me çdo mjet Edi Ramën që s’paska kohë të presë BE!!
E kam thënë publikisht shumë herë që axhenda e zezë e Edi Ramës është kundër Europës dhe integrimit europian.
Tanimë kjo është tepër e qartë.
Edi Rama i shërben konfliktit, shpopullimit dhe shpërbërjes së Shqipërisë për t’i mbyllur asaj dyert e Europës dhe zhvillimit e demokratizimit të saj.
Lexojeni deklaratën e poshtër të tij në Beograd.
Një deklaratë antishqiptare, antikosovë dhe anti çdo vlere madhore që shqiptarët anë e kënd Ballkanit dhe botës kanë ndërtuar.
I çmenduri politik deklaroi në Beograd se:
“S’ka ndryshim agjende në raport me partnerët ndërkombëtarë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh pa pritur që Bashkimi Evropian të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioritieti i tyre është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE-së”
Pas kesaj deklarate çdo veprim ndaj Edi Ramës dhe bagëtisë së tij të rilindjes është legjitim.
Ky individ i zi që bënte sikur iu shqye zemra për Europën e nxori fytyrën e vërtetë antiintegrim.
Bllokimi i Shqipërisë në rrugën e integrimit ka vetëm një renegat, një shkak, një pengesë dhe një fajtor, ai është Edi Rama.
Shikojeni VIDEON ku dy vjet më parë në mes të Brukselit, ky i çmendur i bënte karshillëk Europës me strategjinë e ligë për të na mbajtur jashtë saj.