Vasili: Bashkia ka lënë pas dore futbollin e Tiranës

Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i bën apel Bashkisë së Tiranës që të tregojë një vëmendje më të madhe ndaj Klubit të Futbollit  Tirana.

Në një deklaratë për mediat, Vasili thekson se futbolli i Tiranës është lënë pas dore dhe se kryeqyteti meriton që të ketë një skuadër dinjitoze.

“Ashtu si bashkëtifozët e mi të Tiranës, ndihem i zhgënjyer. Futbolli i Tiranës është lënë pas dore nga bashkia. Kryeqyteti meriton një skuadër dinjitoze. Bashkia si aksionere është larg detyrimeve që ka. Duhet të ketë një reflektim urgjent nga ana e Bashkisë së Tiranës. Këshilltarët bashkiakë duhet të reagojnë për këtë situatë pasi jeta e kryeqytetit është e varfër pa futbollin. Duhet që të respektohet tradita dhjetëra vjeçare e Sport Klub Tiranës”,- tha  Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?