Vasili: Betim! Ata që dhunuan dje nuk do të falen kurrë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sjellë edhe një herë në vëmendje dhunën barbare të policisë ndaj përfaqësuesve të opozitës, ditën e djeshme përpara Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se ata që dhunuan dje nuk do të falen kurrë dhe në asnjë mënyrë.

Postimi i plotë i Vasilit

Betim!

Të gjithë këta që dhunojnë, policë me uniformë qofshin apo cuba policie civile janë tashme të evidentuar qartë. (VIDEO).

Këta po dhunojnë Silva Cakën, një grua të re, një nenë të dy femijëve, një juriste, një deputete që ka lënë mandatin për të qenë një qytetare e thjeshtë e për të protestuar kundër vandalëve dhe horrave të qeverisë që shembën teatrin.

Janë fotografuar e filmuar qartë në të gjitha veprimet e tyre prej kafshësh.

Atë që po bëjnë ta presin shumë më keq se aq.

Askush nuk do t’i falë kurrë dhe në asnjë mënyrë.

Ky është Betim!

SHKARKO APP