Vasili: Demokratët bojkotuan mitingun e aleancës së mashtrimit

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha sot në një deklaratë për mediat, se demokratët e ndershëm bojkotuan mitingun e PD-së. Ai tha se mitingu nuk ishte për qytetarët dhe demokratët e ndershëm, por për aleancën e mashtrimit.

“Sigurisht, ne e mirëkuptojmë pjesëmarrjen e punonjësve të ujësjellësit dhe të Bashkisë së Tiranës në protestë. Por qytetarët treguan se nuk ishin pjesë e një proteste të ngritur mbi një farsë”,- tha sot Vasili. 

SHKARKO APP