Vasili dënon vrasjen e elektriçistit: Krim i shëmtuar

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka dënuar vrasjen e elektriçistit në Shkodër, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, 11 gusht 2016.

Në një deklaratë për mediat, Vasili i shpreh ngushëllime familjes së Zamir Velajt, punonjësi i OSHEE që humbi jetën në krye të detyrës.

“Mbështetje të plotë çdo punonjësi të shtetit.Drejtësia të veprojë me shpejtësi. Krim i shëmtuar, meriton dënim të rreptë” thekson Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë u dënua edhe nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë, duke e cilësuar masakër mbi shërbëtorin e shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ngurimit të elektriçistit për të mos i rilidhur energjinë elektrike, që i ishte prerë prej 28 qershorit për shkak të debisë prej 2.3 milionë lekë të vjetra të pashlyer, 54 vjeçari Martin Zefi, është rikthyer në banesë, ka marrë thikën dhe ka goditur 3 në gjoks dhe në qafë 44 vjeçarin Velaj, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës.

Zefi është arrestuar menjëherë nga policia, dhe gjatë marrjes në pyetje në komisariat ka pranuar autorësinë e krimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?