Vasili: Dëshmia e babait të Klodianit asgjëson deklaratën e Prokurorisë

Një ditë më parë, Prokuroria deklaroi se ndaj Klodian Rashësh, të riut që u vra më 8 dhjetor nga një efektiv policie, nuk ishte ushtruar dhunë. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se ky qëndrim i Prokurorisë rrëzohet nga dëshmia që ka dhënë për mediat i ati i Klodianit.

Mesazhi i plotë i Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili:

“SKANDALI. Mashtrimin e prokurorisë për dhunën ndaj Klodianit e asgjëson e verteteta e babait te tij!(VIDEO).

Prokuroria mohoi totalisht dhunen ndaj te ndjerit Klodian Rasha.

Lexojeni se cfare deklaron prokuroria:

“Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për kònflíkt fizik, keqtrajtim të kùfòmës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas gòditjès me ármè  zjárri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Pènále për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhùnè”.

Ndersa deshmia e babait te Klodian Rashes ne intervisten me gazetaren Klodjana Lala eshte vertet tronditese dhe asgjeson totalisht deklaraten e prokurorise.

Ai pohon se i ndjeri djale kishte plage te madhe ne koke me 10-12 te qepura, shperfytyrim te fytyres dhe traume ne shpatull.

SPAK boll fjete mbi krim, faktet ulerijne, bej detyren se do te jeni ju neser ne bangen e te akuzuarit”.

SHKARKO APP