Vasili: Detyrimi për maskat rriti gjobat dhe ngriti infektimet nga Covid me 50%

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili nga selia e partisë tha se detyrimi që maskat do të mbahen kudo, vetëm ka rritur gjobat dhe nga ana tjetër që është më e rëndësishmja, për Vasilin nuk ndikoi në ulje por në ngritje të raste me Covid-19. SIpas tij, rritja është me 50%. ”Maskat shërbyen si maskë për të fshehur dështimin dhe milionat që nuk i harxhon, i kursen qeveria, milionat e eurove që duhet për të trajtuar pandeminë sepse më kollaj i kalon inceneratorëve, jua kalon koncesioneve që vazhdon u jep sot e kësaj dite. Privatizimeve edhe në shërbimet shëndetësor pa asnjë kuptim, pra çdo gjë që është kundra qytetarëve, kjo ishte një maskë për të fshehur dështimin por me këtë maskë qeveria dhe Rama dolën më lakuriq se më parë pasi rritja 50% flet vetë”,-tha Vasili.

Deklarata për media e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetarë! Jemi sërish së bashku pas një problemi të energjisë elektrike që dihet si funksionon në Shqipëri. Pas një jave që ka filluar detyrimi masiv për mbajtjen e maskave me detyrimin dhe për të dënuar me gjoba është momenti patjetër të bëjmë vlerësimin e këtij detyrimi anti-shkencor të pa studiuar dhe të pa kombinuar me të gjitha masat e tjera, ato masa që janë përcaktuese e ku maska vjen e fundit përsa i përket rëndësisë. Pas një jave kemi rritje të numrit të rasteve deri afër masës 50% nga 203 raste një javë më parë, kemi 301 raste maksimumin.

Të gjithë qytetarët pyesin me shumë të drejtë. Për çfarë shërbeu kjo sakrificë, e paralajmëruar që do të ishte një sakrificë pa kuptim. Pra, vlejti vetëm për një gjë. Vlejti vetëm për të vënë disa mijëra gjoba që janë të barabarta me 30 mijë lekë të vjetra me bukën e ditës së një familjeje ose e thënë ndryshe bukën e muajit të një familjeje sepse masa e gjobës është 30 mijë lekë. Ç’ vlerë kishte kjo? Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë premtoi dhe tha që me marrjen e këtyre masave, me zbatimin e këtyre rregullave ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga Covid 19. Pra nuk u ul 60%, por u rrit 50%. Më e pakta që do të kënaqeshin qytetarët, ndonëse shifrat ishin shumë të larta, së paku të kishin mbetur në vend, por masa ishte kaq e pa studiuar, kaq e pamenduar dhe kaq e vendosur keq saqë prodhoi vetëm efekte negative.

Njëherazi nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi një kryeministër, i cili është një inkuizitor i shkencës, një njeri i paditur, një njeri i paaftë, një njeri që nuk ka lidhje me asgjë që thonë profesionistët, tha që unë maskat i bëj vetëm dhe një maskë tekstili mjafton, por si mund të mjaftojë një copë rrobë i prerë kudo, nga çarçafi, nga pantallonat apo ku di unë se çfarë dhe kjo qenka një maskë të mbron. Ku maska kirurgjikale e ka jetë gjatësinë 7 orë, po kjo çfarë është, është hiç gjë. Sepse një tesut i pa kombinuar me filtra, pra ato që duhen për t’u mbrojtur është një copë rreckë pa asnjë vlerë. Në tërësinë e vet i kemi thënë dhe po i themi sërish, në rast se nuk kryhet testim i gjerë, pra të merren vesh ku janë vatrat, ku janë problemet. Në rast se nuk bëhet gjurmimi i thellë, cilat janë kontaktet, sa e gjerë është çdo vatër.

Pa u bërë një trajtim kompleks spitalor, pa siguruar paketën e trajtimit në banesë të qindra të sëmurëve që janë dhe rrezik potencial infektimi për të tjerë. Pa siguruar një dezinfektim të gjerë, pa siguruar vërtet distancimin fizik efektiv, pa siguruar një shërbim ambulator që funksionon si i tërë si një vijë e parë dhe pa siguruar dekoncentrimin e spitaleve. Pra do të thotë jo çdo gjë në dy spitale por krijimin e shërbimeve të kufizuara të cilat nuk krijojnë mbi ngarkesa, nuk krijojnë një tensionim të jashtë zakonshëm të shërbimit të atyre spitaleve Covid 1 edhe Covid 2, krijojnë kushte më të mira për pacientët, heqin stresin e personelit mjekësor edhe krijojnë një trajtim të ekuilibruar të 360 gradë të pandemisë dhe mbajtjen e pandemisë në duar. Rezultati është shumë i qartë edhe i thjeshtë, mijëra qytetarë janë gjobitur sepse nuk kishin maskat ndërsa numri u rrit me 50%.

Si përfundim maskat shërbyen si maskë për të fshehur dështimin dhe milionat që nuk i harxhon, i kursen qeveria, milionat e eurove që duhet për të trajtuar pandeminë sepse më kollaj i kalon inceneratorëve, jua kalon koncesioneve që vazhdon u jep sot e kësaj dite. Privatizimeve edhe në shërbimet shëndetësor pa asnjë kuptim, pra çdo gjë që është kundra qytetarëve, kjo ishte një maskë për të fshehur dështimin por me këtë maskë qeveria dhe Edi Rama dolën më lakuriq se më parë pasi rritja 50% flet vetë.  Faleminderit të nderuar qytetarë.

SHKARKO APP