Vasili: Edi Rama gjen armikun, është BE!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar për deklaratat e Edi Ramës sot në Parlament kundër ndërhyrjes së Bashkimit Europian.

Vasili shprehet se kryeministri që nuk ka plotësuar asnjë kusht të BE për integrimin, po shqetësohet se BE ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Edi Rama gjen armikun, është BE! Ky gjoja vdiq që të hyjë në BE, por është në hall të madh se BE po i ndërhyka në punët e brendshme. Ndaj Edi Rama nuk i përmbush kushtet që Shqipëria të hyjë në BE se e ka tmerr monitorimin dhe syrin e saj”,- shprehet Petrit Vasili.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/vb.1701679976798494/1175862519413175/?type=2&theater

SHKARKO APP