Vasili: Edi Rama mbetet një vegël qorre antishqiptare në duart e Serbisë
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama ka qenë dhe mbetet sipas tij, një vegël qorre antishqiptare në duart e Serbisë. Qëndrimi vjen pas mbështetjes që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka dhënë Edi Ramës në këto zgjedhje të 25 prillit. ”Sot dëgjojmë nga Vuçiç, i cili është shndërruar de facto në një anëtar të shtabit elektoral të Ramës, që të thotë kundër Lulzim Bashës se prapa tij qenka Sali Berisha, duke përsëritur në mënyrë të trashë atë që Rama dhe gojëtaret e tij thonë përditë. Edi Rama i ka futur pa fund thika pas shpine Kosovës për ta relativizuar, përçmuar, zbehur dhe ulur atë dhe nga ana tjetër të promovojë me çdo çmim e me çdo mjet lartësimin e Serbisë në dëm të Kosovës”,-thotë Vasili në facebook.
Postimi i plotë
Edi Rama i duhet vetem Serbise dhe asnje shqiptari! Edi Rama ka qene dhe mbetet nje vegel qorre antishqiptare ne duart e Serbise. Faktet kane qene dhe jane te qarta dhe s’ka asnje surprize ne deklaratat plot dashuri te Vuçiçit per Ramen. Vendosja e traut ne rrugen e Kombit ishte nje veprim i eger antiKosove dhe antishqiptar.
Deklarimet filoserbe tradhetare te Rames per nje president te perbashket Kosove- Shqiperi kishin vetem nje qellim per zhvleresimin e Kosoves dhe demtimin e saj ne planin nderkombetar dhe per te amplifikuar rolin e Serbise. Gjyqi i Edi Rames ndaj Ramush Haradinajt ishte nje veprim shume i rende prej tradhetari antiKosove .
Mbeshtetja nga Rama me çdo mjet e ndryshimit te kufijve dhe shitja e Kosoves ishte tradhetia me e rende, qe shqiptaret kane pare ndonje here.
Loja e felliqur me te ashtuquajturin Minishengenin ballkanik kunder Kryeministrit Albin Kurti ne ate kohe dhe Kosoves eshte nje tradheti tjeter e ideuar dhe sponsorizuar nga Beogradi permes vegles Rama. Hapja e ceshtjes se Raportit te Dik Martit ne Tirane ishte nje tradheti tjeter dhe atentat i poshter i Rames ndaj luftes dhe luftetareve te UÇK.
Sot degjojme nga Vuçiç, i cili eshte shnderruar de facto ne nje anetar te shtabit elektoral te Rames, qe te thote kunder Lulzim Bashes se prapa tij qenka Sali Berisha, duke perseritur ne menyre te trashe ate qe Rama dhe gojëtaret e tij thone perdite. Edi Rama i ka futur pa fund thika pas shpine Kosoves per ta relativizuar, perçmuar, zbehur dhe ulur ate dhe nga ana tjeter te promovoje me cdo cmim e me cdo mjet lartesimin e Serbise ne dem te Kosoves.
Vuçic i shnderruar ne nje Kryepatronazhist te thekur te Edi Rames flet edhe per sondazhe, por mendoj se ky eshte i vetmi moment, qe na lejohet te qeshim pse jo edhe te gajasemi. Vuçiç kur flet per sondazhet ngjan me violinistin e Titanikut, qe po mbytej e po shkonte ne fund te oqeanit ndersa ai i binte violines. Pas 25 prillit Shqiperia do te kete nje rezultat madheshtor ne referendumin mbarepopullor kunder antishqiptarit Edi Rama.
Shqiperia pas 25 prillit do te kete nje qeverisje patriotesh dhe atdhetaresh, qe nuk falin gramin per Shqiperine dhe Kosoven. Pas 25 prillit edhe Vuçiç do te kete nje te mire, se do te kete Edi Ramen pa pune dhe mund ta beje pa frike Kryeminister te Serbise sepse me proserb se Rama nuk ka ku gjen bile dhe as Ana Brnabiç nuk e arrin dot.