Vasili: Edi Rama po gënjen prapë për vizat
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, lidhur me rrezikun e kthimit të vizave për Shqipërinë
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
“Edi Rama po na genjen prap per vizat,a ka turp ky. Edi Rama genjen shume, vazhdimisht dhe pacipesisht per vizat e shqiptareve.
Sot ne pergjigje te shqetesimit te z.Avramopulos per rrezikun e rikthimit te vizave per shqiptaret dhe preokupimit serioz te Presidentit Meta, Edi Rama na genjeu prap sot dhe tha:
“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen).” Por ishte po ky Edi Rama, qe garantoi perpara parlamentit,se qeveria holandeze,sipas Rames, nuk do ta çonte ne BE kerkesen e Parlamenti Holandez per rivendosjen e vizave.(VIDEO).
Edi Rama po ben ç’mundet meqenese nuk e ndaloi dot liberalizimin e vizave ne vitin 2010,kur kercenonte qe 1 milion shqiptare do te shkonin ne Europe,tani po genjen me qellim,qe te arrije,qe te izoloje shqiptaret me cdo kusht. Por e sigurte eshte qe shqiptaret do ta izolojne fort…Edi Ramen. Shiheni videon se si genjente Edi Rama ne parlament”.