Vasili: Edi Rama po kryen gjenocid, po përhap kriminalisht pandeminë dhe po mbyt të sëmurët me gaz!

Duke marrë shkas nga ngjarjet që po prodhojnë prej 6 ditësh në Tiranë protestat e të rinjve të revoltuar nga vrasja kriminale e policisë të 25-vjeçarit Klodian Rasha, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili akuzon drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama se po përhap kriminalisht pandeminë dhe po mbyt të sëmurët me gaz!

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet Komisariatet e policisë janë shndërruar në vatra eksplozive për përhapjen e pandemisë, duke u mbushur me dhjetëra të arrestuar në dhomë kafshërore.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Shëndetësisë thekson se gazi, që ka mbushur rrugët është mbytës dhe shkatërrimtar për qytetarët me COVID ku dihet që mushkëritë janë më të prekurat.

“Edi Rama përhap kriminalisht pandeminë dhe po mbyt të sëmurët me gaz!

Ky Kryehorri, që vrau 25 vjeçarin në orët policore të detyruara prej pandemisë, sot po përhap kriminalisht pandeminë.

Komisariatet e policisë janë shndërruar në vatra eksplozive për përhapjen e pandemisë, duke u mbushur me dhjetëra të arrestuar në dhomë kafshërore.

Kjo është sjellje kriminale.

Gazi, që ka mbushur rrugët është mbytës dhe shkatërrimtar për qytetarët me COVID ku dihet që mushkëritë janë më të prekurat.

Ky është genocid.

Edi Rama në kulmin e pandemisë po përhap pandeminë dhe po dëmton të sëmurët me COVID.

Ky krim dhe genocid të hetohet urgjent nga SPAK”, apelon nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

SHKARKO APP