Vasili: Edi Rama zgjidhe qesen, koronavirusi nuk përballet me teatër mediatik!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar nga qeveria dhe institucionet më shumë fonde për të përballuar situatën me koronavirusin. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se mjekët po përballën me mungesa të mjeteve mbrojtëse për situatën e krijuar nga virusi dhe fondet e qeverisë duhet të jenë më të mëdha.,

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Faceook:

Edi Rama zgjidhe qesen, koronavirusi nuk përballet me teatër mediatik!

Mungesat ne qendrat shendetesore me dezinfektante, doreza, alkol, maska bile edhe uje jane Fakt. Qe financimi i qeverise eshte shume i ulet dhe nuk permbush gjekundi kerkesat edhe ky eshte Fakt.

Qe personeli shendetesor eshte i pambrojtur per shkak te ketyre mungesave te medha te materialeve bazike eshte Fakt. Qe Edi Rama vetem e vetem justifikohet ne menyre agresive dhe pa logjike eshte Fakt.

Qe Edi Rama genjen duke krahasuar pa asnje lidhje shendetesine shqiptare me shendetesine Franceze vetem per te justifikuar veten edhe ky eshte Fakt.

Qe Edi Rama flet vend e pa vend dhe helmon e demton vendin me injorancen e tij mjeksore per coronavirusin eshte sigurisht Fakt. Edi Rama duhet te qetesohet, te heshte dhe permbahet ne esklamacionet e tij profane.

Zgjidhjet janë të thjeshta

1.Te vendose fonde per coronavirusin sa 1 km rruge koncesionesh pra 20 milion euro dhe kjo eshte kaq e thjeshte.

2.Te siguroje materialet mbrojtese per personelin mjeksor per te evituar rreziqet e medha per infektim te tij.

3.Te heshte dhe te lere profesionistet te flasin.

4.Te lere alibite genjeshtare e te mos krahasoje Shqiperine me asnje shendetesi europianoperendimore sepse ofendon shqiptaret.

5.Te lere sjelljet qesharake dhe inskenimet prej llafazani trimosh perpara kamerave me regji te tij, sepse corinavirusi nuk kerkon teater mediatik, por veprime konkrete.

Edi këto presin shqiptarët, boll ngope oligarkët me para’ dhe TV me llafe, zgjidhe qesen koha nuk pret nesër do te jetë vërtetë shume vonë.

 

P.S. Kongresi i SHBA miratoi financimin prej 8.3 miliard dollare per coronavirusin si dhe prodhimin masiv te detyruar te maskave mbrojtese nga te gjitha kompanite e sektorit.

SHKARKO APP