Vasili: Fakte të reja, skandalet e inceneratorëve thellohen. SPAK të çojë përgjegjësit para drejtësisë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili vijon që të hedh akuza për aferën e incerenatorëve. Këtë herë ai thotë se ka nxjerrë në dritë fakte të reja, ku akuzon Bashkinë e Tiranës dhe ka abuzuar me fondet. Vasili i bën thirrje SPAK-ut që të veprojë. ”Bashkia e Tiranës merr 12 automjete për përdorim nga kompania e inceneratorëve të Tiranës me sebepin e pandemisë, kur kjo kompani nuk ka asnjë lidhje me shitjen apo dhënien me qira të automjeteve. Kompania e inceneratorëve duke mos pasur asnjë lidhje me dhënien me qira të automjeteve, shkon dhe i merr hua për llogari të Bashkisë në kompanitë që lëshojnë automjete me qira”.

Postimi i plotë

Toka shtetërore u lejua të lihej peng në bankë që Kompania e inceneratorëve të merrte 8 milion euro kredi. Kredia u miratua nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Industrisë dhe Energjisë pikërisht në nëntor të vitit 2021, kur ishin bërë prej një viti kallëzimet në SPAK dhe kur kishte filluar hetimi dhe sekuestrimi i dokumentave nga SPAK-u.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banka pasi i dha 6.9 milion euro kredi kompanisë së inceneratorëve ndaloi dhenien e 1.1 milion sepse kishte filluar hetimi. Banka për interesat e saj tregohet shumë e përgjegjshme ndërsa Bashkia e Tiranës dhe Qeveria, të cilat në shpërdorim flagrant të detyrës dhe të interesit publik, lënë peng pronat në dorë të mafiozeve të inceneratorëve qe ishin nen hetim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia e Tiranës merr 12 automjete për përdorim nga kompania e inceneratorëve të Tiranës me sebepin e pandemisë, kur kjo kompani ska asnjë lidhje me shitjen apo dhënien me qira të automjeteve. Kompania e inceneratorëve duke mos pasur asnjë lidhje me dhënien me qira të automjeteve, shkon dhe i merr hua për llogari të Bashkisë në kompanitë që lëshojnë automjete me qira.

Katër automjete merren me qira nga kompania e inceneratorëve tek kompania Albarent ku adminstratore është gruaja e Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimeve të Trasportit Rrugor, Blendi Gonxhe. Vetëm për qiranë e katër automjeteve janë paguar 38400 euro në vit.

Marrëveshja është 2-vjeçare dhe në tërësi 12 automjetet shpenzohen rreth 200 mijë euro që kompania e inceneratorëve i paguan për Bashkinë e Tiranës për një shërbim që nuk ka asnjë lidhje me incenerimin apo trajtimin e mbeturinave. Faktet flasin vetë! SPAK ka detyrimin të hetojë sesi po shkatërrohet interesi publik dhe të çojë përgjegjësit përpara drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?