Vasili: Gjiknuri po saboton Këshillin Politik dhe po mashtron ambasadorët

Pas deklaratave të Damian Gjiknurit për reformën zgjedhore ka reaguar Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Në një deklaratë për mediat, Vasili shprehet Gjiknuri po saboton Këshillin Politik.
Vasili shprehet se përfaqësuesi i PS-së po mashtron ambasadorët mbi qëndrimet për reformën në drejtësi. “Gjiknuri të mos vazhdojë të gënjejë më ambasadorët duke ju paraqitur Komisionin e Reformes Zgjedhore si Këshill Politik sepse i bën edhe ata qesharakë në qëndrimet e tyre.Këshilli Politik nuk është ‘çunat problematikë’ të Gjiknurit”,- deklaron Vasili.
Reagim i LSI, me anë Nënkryetarit Petrit Vasili si anëtar i Këshillit Politik
“Gjiknuri të heqë dorë nga sabotimi i punës së Këshillit Politik. Propozimet e opozitës janë aty, por janë bllokuar pa asnjë përgjigje nga Gjiknuri dhe Gjiknurët e tjerë të Edi Ramës.
Këshilli Politik duhej të ishte mbledhur me kohë edhe online, por Gjiknuri kujtohet vetëm sot dhe ka përgjegjësi për bllokimin me urdhrin politik të ‘Rilindjes’ të Këshillit Politik.
Gjiknuri të mos vazhdojë të gënjejë më ambasadorët duke ju paraqitur Komisionin e Reformes Zgjedhore si Këshill Politik sepse i bën edhe ata qesharakë në qëndrimet e tyre.
Këshilli Politik nuk është ‘çunat problematikë’ të Gjiknurit. E dimë që Rilindja kërkon bllokimin e Reformes Zgjedhore dhe logjikën e faktit të kryer për të miratuar një reforme hajdute votash me komisionin dhe parlamentin e karavidheve.
Por ta harrojë një herë e përgjithmone se mund ta bëjë këtë, pasi përgjigja do të ishte aq e fortë sa nuk ja pret mendja”.

SHKARKO APP