Vasili: Gjykata Kushtetuese, korporatë rilindase, armike e interesit publik!

Nga Petrit Vasili

Gjykata Kushtetuese kjo korporatë rilindase, armike e interesit publik!
📌 Gjykata Kushtetuese sot rrëzoi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për shpalljen si antikushtetues të Ligjit 71/2019 ” Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”.
Gjykata nuk e shqyrtoi fare këtë kërkesë, as nuk e diskutoi ne Seancë Plenare, por e mbylli në një dhome të mbyllur duke vendosur se LSI nuk qenka legjitime si palë për t’iu drejtuar kësaj Gjykatë.
E vendosur hapur si një gardiane e interesave më të errëta të Rilindjes, Gjykata Kushtetuese në mënyrë të përsëritur ka zgjedhur ti shmanget përballjes për mbrojtjen e interesit publik për të mos prekur interesat miliarderë të Rilindjes në pushtet.
📌 Në të njëjtin pozicion të neveritshëm Gjykata Kushtetuese mbajti edhe ndaj kërkesës së LSI për ligjin e vetëqeverisjes vendore, kur rilindja hoqi nga Ligji për vetëqeverisjen vendore të shumicës së cilësuar për marrjen e vendimeve me interes të lartë publik.
Ky vendim legjitimoi dhe i hapi rrugën grabitjes se pashembullt mafioze nga pushteti vendor monist rilindas të pronave publike, dhe pastrimit pasues të parasë për interes të rilindjes.
📌 Të njëjtin pozicion të neveritshëm kjo Gjykatë mbajti edhe për zgjedhjet vendore moniste njëpartiake te vitit 2019 dhe ankimimit të Shoqatës se Bashkive duke mos marrë asnjë pozicion për këtë ngjarje, me të rëndën e me skandalozen për demokracinë shqiptare.
📌 Po kështu e neveritshme u paraqit kjo Gjykate Kushtetuese duke mos e denuar fare e duke mos mbajtur qëndrim ndaj procedurës antiligjore, mafioze dhe të falsifikuar të Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e presidentit dhe duke u shndërruar Gjykatën ne vegël qorre të rilindjes dhe mbështetese të dhunimit të kushtetutës dhe të ligjit prej saj.
Për këta të Gjykatës Kushtetuese nuk qenka legjitime një parti parlamentare e votuar nga dhjetëra mijëra qytetarë dhe që mbron, fort dhe bazuar në kushtetutë e ligj, interesin publik.
Dhe na qenkan legjitime këta lakej të Rilindjes në Gjykatën Kushtetuese, që u zgjodhën hapur nga rilindja dhe tani po veprojnë haptas si shërbetore të saj pa moral ligjor e personal.
Pozicionimi i kesaj Gjykatë Kushtetuese si Korporatë rilindase, duke mos u shprehur dhe duke u shmangur, që të japë opinionin e saj e ka kthyer atë nga mbrojtëse e natyrshme e interesit publik, në armike të interesit publik duke u vendosur trashë dhe në mënyrë vulgare në krah të rilindjes dhe veprimeve të njëpasnjeshme korruptive, antiligjore dhe antikushtetuese te saj.
Mendimi i përgjegjshëm dhe kushtetues i pakicës në këtë Gjykatë, ishte një mundësi luajale për të nxjerrë Gjykatën Kushtetuese nga bataku rilindas ku ajo ka rënë dhe për të ulur sado pak zhgënjimin mbarëpopullor me këtë Gjykatë gjoja pjellë e Reformës së abortuar në Drejtësi.Por shumica rilindase e kapur për fyti e refuzoj këtë mundësi duke thelluar akoma me shumë zhgënjimin dhe zemëratën ndaj saj.
Sot mund të thuhet me gojën plot se pa as me të voglin diskutim kjo Gjykatë Kushtetuese zhgënjyese është vite dritë larg Gjykatës Kushtetuese të mapërshme, e cila u qëndroi përballë të gjitha qeverive të majta e të djathta në emër të interesit më të lartë publik.

SHKARKO APP