Vasili: Grabitje dhe vjedhje pa mbarim në Vuno

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar rritjen e kriminalitetit në fshatin Vuno të Himarës. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se grabitjet e banesave në këtë fshat janë kthyer në një problem real pas pasurinë e banorëve, ndërkohë që qeveria nuk merr asnjë masë.

Grabitje dhe vjedhje pa mbarim në Vuno! Fshati i njohur po përballet me hajdutërinë e përditshme të banesave te tij edhe me banorë brenda, gjë që nuk ishte parë kurrë më parë në historinë e tij. Vunoi si pjesë e projektit të 100 fshatrave kishte nevojë përpara çdo gjëje për SIGURI, me shume se për llaç e tulla. Kryeministri krejtësisht i pazoti dhe i paaftë që të zgjidhë problemin e Vunoit të kriminalizuar nga vjedhjet e vazhdueshme, megjithë denoncimet pafund të banorëve në Bashki dhe Polici”,- deklaron Vasili në Facebook.

 

SHKARKO APP