Vasili i nxjerr dokumentin: Rama ka që në 2013-n, që gënjen për naftën e fermerëve! Sot gënjeu për herë të shtatë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, teksa ka publikuar dokumentin e premtimeve të bëra nga Edi Rama në fushatën elektorale të 7 viteve më parë, deklaron se  Rama ka që në 2013-n, që gënjen për naftën e fermerëve!

“Rama ka që në 2013-n, që gënjen për naftën e fermerëve!

Në 2013-n, Edi Rama gënjente sheshit dhe thoshte:

“Ulje rreth 35% e çmimit të naftës (50-55 lekë bazuar në çmimin aktual), me heqjen e akcizës dhe taksës së qarkullimit, bashkë me tatimin mbi vlerën e shtuar që zbatohet mbi këto dy taksa.”

Sot gënjeu për herë të shtatë.

Ja ku e keni me FOTO premtimin e 2013 në Programin elektoral”, shprehet Petrit Vasili.

SHKARKO APP