Vasili i nxjerr VIDEON: Rama, i paturp! Akuzonte opozitën për heqjen e taksës së biznesit të vogël, sot e lajmëroi vetë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili vijon të reagojë ndaj deklaratave të bëra sot nga kryeministri Edi Rama në përpjekjen e tj për të argumentuar se marrja e një borxhi të ri prej 650 milionë eurosh është arritje e jashtëzakonshme.

Në reagimin e tij, Vasili publikon një deklaratë të kryeministrit Rama i cili akuzonte dy vite më parë opozitën si mbrojtëse të informalitetit në vend, sepse kërkonte të hiqej TVSH-ja për biznesin e vogël.

Por 24 muaj më pas kësaj deklarate, sqaron Vasili, Edi Rama lajmëroi sot se do ta heqë taksën për biznesin e vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju lutem shumë shikojeni këtë VIDEO.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy vjet më parë Edi Rama akuzonte opozitën si mbrojtëse të informalitetit, sepse kërkonte të hiqej TVSH-ja për biznesin e vogël.

Ja çfarë thoshte Rama:

“Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT. Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm. Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit”.

Sot, po vetë ky Edi Rama thotë se do ta heqë TVSH-në për biznesin e vogël dhe thotë:

“Unë do ju them biznesit të vogël se do ju heqim TVSH”.

Po të kishte turp ky kryeministër i shpërlarë nga personaliteti duhej të jepte dorëheqjen.

Po ky s’ka turp!!”, shprehet në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

TVSH per biznesin e vogel, Rama: Opozita ne mbrojtje te informalitetit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?