Vasili i nxjerr videon Ramës: Rrenacaku që do sillte ujë 24 orë
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur Edi Ramës për deklaratën e këtij të fundit se Vasili për kryetar të LSI nuk e vendos Kryemadhin para Metës.
Vasili thekson se Rama nuk shërohet kurrë pasi mezi merr frymë dhe ironizon duke theksuar se nuk e kupton pse nuk i japin një pompë që të marrë frymë dhe të vijojë të gënjejë.
Petrit Vasili: “Edi Rama një rrenacak shumë shumë i lodhur që mezi merr frymë. Nuk e kuptoj xhanëm pse i kursejnë edhe një pompë, që të marrë frymë që të vazhdojë të gënjejë, të vetmen që di të bëjë.
Ja si gënjente rrenacaku, që për katër vjet do ti bënte me ujë 24 orë në ditë shqiptarët. Ky nuk shërohet kurrë nga sëmundja e rrenës”.