Vasili i përgjigjet Ballës: Bëni durim, vetëm disa kriminelë kanë dalë, të tjerët priten

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur Sekretarit të PS-së, Taulant Balla për mos dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme nga Presidentit Ilir Meta, në Shkodër dhe bashkitë e tjera ku kryebashkiakët kanë dalë me probleme ligjore.

Vasili i kërkon numri dy të PS-së të bëjë durim, pasi vetëm një pjesë e kriminelëve kanë dalë.

Balla fle me kryebashkiakët kriminelë dhe u dashka të rrinë të tjerët pa gjumë për të. Krevati i gjumit të Ballës është plot me nga këta zorra qorre të krimit.

Durim …..vetëm disa kanë dalë sheshit. Të tjerë priten. Është tufë e madhe!”,- shprehet Petrit Vasili.

Në mbledhjen e kryesisë, Balla kërkoi nga Presidenti dekretimin e zgjedhjeve në Shkodër, ndërkohë që PS nuk ka shkarkuar disa kandidatë të tjerë në Vaun e Dejës, Mallakastër, Vorë, të cilët janë kapur nga ligji i dekriminalizimit.

SHKARKO APP