Vasili: Idioti i “dobishëm” i Dostojevskit dhe idioti ynë i panevojshëm!
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilëson si “një idiot të panevojshëm” për shqiptarët.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se ai kupton pak dhe për ç’shkak citon trashë letersinë botërore, ndaj “idioti” ynë në dallim nga “Idioti” i dobishëm i Dostojevskit është monoton, i mërzitshëm, pa gusto dhe veshtulloz si vaj i trashë, që nuk lubrifikon dot trurin.
Reagimi i Vasilit
Idioti i “dobishem” i Dostojevskit dhe idioti yne i panevojshem!!
Kupton pak dhe per ç’shkak citon trashe letersine boterore, ndaj “idioti” yne ne dallim nga idioti i dobishem i Dostojevskit eshte monoton,i merzitshem,pa gusto dhe veshtulloz si vaj i trashe, qe nuk lubrifikon dot trurin.
Lexojeni ç’thote kryeministri yne,por as mos u nervozoni dhe as mos e humbni durimin,bile as mos u zemeroni,qe ai i ndot autoret e medhenj duke i cituar pa kuptim,besomëni nuk eshte faji i tij,qe truri i ecen ngadale dhe perzishem duke zhurmuar si rrotat e nje qerreje te zhytyr ne balte e qe terhiqet nga buaj te lodhur e apatike.
Ja ç’thote i shkreti,fatkeqi kryeminister duke vajtuar per integrimin qe as e do as e beson:
“Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme…’