Vasili ironizon Ramën: Punë hajdutësh
Pasi Edi Rama njoftoi në Kongresin e sotëm të PS se do të nisë amnisti fiskale për paratë që qytetarët kanë mbledhur nga puna në të zezë, ka reaguar Petrit Vasili.
Në një postim në Facebook ai ironizon kryeministrin duke kujtuar propozimin për legalizimin e kanabisit farmaceutik e tashmë amnisti fiskale, duke shkruar se është “punë hajdutësh”.
“Ali Baba ben kongres me dy pika: Legalizimi i kanabisit, Aministi e parave te paligjshme. PUNE HAJDUTËSH me nje nje fjale”, shkruan ai.