Vasili: Kandidimi i Gjergj Bojaxhiut lajm i mirë

Placeholder Image

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, e ka komentuar shpalljen e kandidaturës së Gjergj Bojaxhiut për Bashkinë e Tiranës si lajm të mirë.

Vasili tha se fakti që del një kandidat i pavarur tregon se demokracia funksionon.

Më tej Vasili, i cili foli ne News 24 tha se dekriminalizimi sajua nga Partia Demokratike pasi ajo  rrezikonte mandate, ndërsa theksoi se Dekriminalizimi është një mentalitet i prapambetur.

Vasili komentoi dhe hyrjen e PDIU-së në koalicionin qeverisës, ku tha zgjerimi i koalicionit ndihmon në realizimin e më shumë reformave.

Ndërsa lidhur me kandidatin e mazhorancës për Tiranën, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së tha se PS dhe LSI do vendosin për atë kadindaturë që mendohet se do i shërbejë më mirë qytetit.

SHKARKO APP