Vasili: Karagjozet pseudoinspektore të oligarkëve, komedi të zezë me çmimet e shqiptarëve

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar kontrollet që po bëjnë në terren ministrat e qeverisë “Rama 3”, në lidhje me çmimet. Përmes një postimi në facebook, ai e cilëson si një komedi të zezë nga karagjozet pseudoinspektore të oligarkëve. “Karagjozë lërini Bordet e trasparencës që janë thjesht pazar hajdutësh, por bëni ulje të ligjshme të taksave”.

Postimi i plotë

Nga Edi Rama e deri tek ministra e deputetë janë lëshuar si karagjozë të vërtetë, e bëjnë si inspektorë të rreme çmimesh.
Kontrolli i çmimeve nuk ka nevojë për karagjozllëqe të tilla, por për ulje ligjore te taksave e tatimeve, qe rendojne mbi to. Karagjoze hiqni TVSH mbi ushqimet e shportes.

Karagjoze hiqni taksën e qarkullimit e tq karbonit pqr naftën, se propozimin e keni në Kuvend prej dy javësh. Karagjozë lërini Bordet e trasparencës që janë thjesht pazar hajdutësh, por bëni ulje të ligjshme të taksave. Karagjozë shembni monopolet dhe boll u bëtë lolo dhe klientë në duart e tyre.

Këtë kanë bërë të gjithë shtetet serioze dhe që mendojnë për qytetarët në ballkan dhe Europë. Boll luajtët propagandë dhe komedi me varfërinë e njerëzve, këtë nuk e ha më askush.

SHKARKO APP