Vasili: Karantina dhe Pandemia po përdoren për të grabitur e rrëmbyer Teatrin Kombëtar
Në mesin e pandemisë kur shqiptarët janë futur fundjavës së radhës nën shtetrrethim, qeveria ka miratuar një VKM, në të cilën kryeministri Edi Rama ia kalon truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Reagimi i Petrit Vasilit
Karantina dhe Pandemia po përdoren për të grabitur e rrëmbyer Teatrin Kombëtar!
Qeveria kuislinge dhe spekulante e zezë grabit godinën e Teatrit Kombëtar.
Fletorja Zyrtare, gropa e riciklimit të korrupsionit gjigant qeveritar formalizon rrëmbimin e Teatrit nga Bashkia kusare e Tiranës.
Çdo reagim, protestë, refuzim demonstrim në çdo formë është legjitim.
Pandemia dhe karantina politike po përdoren për të mbuluar grabitjet e mëdha qeveritare.
Shëndeti i njerëzve po përdoret si alibi për vjedhjen e pronës publike.
Ja vendimi i vjedhjes në Fletoren Zyrtare: